Lajme

Kërkohet masa e paraburgimit ndaj personit që kërcënoi deputeten Ariana Musliu-Shoshi

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 29 July 2023
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet A.B. pasi që i njëjti dyshohet se ka kërcënuar deputeten nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur, më 02.05.2023, rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “Facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën A.M-SH., deputete e Kuvendit të Kosovës, për shkak të detyrës së saj, ashtu që i pandehuri nga një profil në rrjetin social “Facebook” i drejtohet: “…sa te vije ne pushim… edhe dy muj i ke jete midis Prishtinës ka met masakrue…”, raporton Klan Kosova.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.​

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera