Lajme

Kërkohet lirimi i të paraburgosurve – Të mos rrezikohen nga Koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 24 March 2020

Një kërkesë ka shkuar në drejtim të institucioneve kryesore të vendit.

Kjo për të liruar përkohësisht të gjithë paraburgosurit, pasi po u rrezikohet jeta nga infektimi me Koronavirus, shkruan gazeta inFokus.

Kërkesa e bërë nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, në drejtim të Preisdentit, Kryeministrit, Ministrisë së Drejtësisë, Kryeprokurorit, Këshillit Prokurorial, Gjyqësor dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit, thuhet se po rrezikohet jeta e qytetarëve të pafajshëm që janë në masa sigurie në mbajtje.

-Advertisement-

“Per të mos rrezikur jetën e të gjithë atyre qytetarëve të pafajshem të cilët janë në masa sigurie në mbajtje ( paraburgim ) të merrën veprime për ndërprejën e kësaj mase apo ndryshimin e sajë, sepse të gjithë ata qytetarë të pafajshem janë të rrezikur në menyrë të drejtëperdrejtë nga virusi vdekjeprues Covid 19, dhe jeta e tyre është vendosur qëllimisht është vendosur para një rreziku serioz, dhe atë në dijeni të gjitha institucioneve kompetente. Ç’do qytetarë i dyshuar për vepra të ndryshme, qofshin ato penale apo civile ose kundervajtëse është i pafajshëm dëri në shpalljën e aktvendimit të forms së prerë nga gjykata kompetente”, thuhet në kërkesën e këtij Instituti.

Ndërsa, gjithashtu në këtë kërkesë bëhet thirrje që tash është koha ku mund të tregohet solidaritet, shkruan gazeta inFokus.

“Nëse qëllimi i privimit nga liria e levizjës ( dënimi me burgim ) është mjet për rehabilitimin e qytetarëve të cilët kanë kryer vepra të ndryshme panale apo kundërvajtëse, ne si IKSN besojm fort se ky rast është i mjaftuëshem për solidarizim me personat të cilët kane kryer vepra të lehta apo nëse kanë vuajtur me shumë se gjysmën e dënimit”.

Ndërsa në rast të kundërt ku do të rrezikohej jeta e tyre, nga ky Institut po thonë që është vepër e rëndë penale.

“Të nderuar, mos marrja e veprimeve konform ligjëve të zbatueshme në RKS nga ana juaj poashtu është vepër e rëndë penale, ngase me vetedije jeni duke rrezikur jetën e qytetarëve të cilat janë të pafajshëm deri në aktvendimet e formës së prerë si dhe atyre të cilët janë dënuar për vepra të lehta apo kanë kryer më shumë se gjysmën e dënimit. Mos veprimet tuaja, jo që janë vetëm të dënueshme për rrezikimin e jetës së tyre, poashtu reflektojnë veprime jo humane dhe jo etike”.

Gazeta inFokus merr vesh se kjo kërkesë është proceduar nga Ministria e Drejtësisë, derisa tash është në dorë të gjyqësorit të vendos për lirimin apo jo.

Kujtojmë që shteti i Shqipërisë liroi rretht 600 të dënuar që të shkojnë në shtëpi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera