Lajme

Kërkohet lirimi i të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviq

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 17 December 2018

Tre të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kanë dalur sot përsëri para Gjykatës në Prishtinë, ku është shqyrtuar kërkesa për masën e paraburgimit.

Kjo seancë u mbajt me dyer të mbyllura për mediat. Kurse pas përfundimit të kësaj seance, avokati Dejan Vasiq tha se kërkesa për paraburgimin e këtyre personave të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, është turp.

“Edhe në seancën e kaluar kur prokuroria kërkoi paraburgim, unë kam thënë se një kërkesë e tillë është turp. Ajo që mund të përsëris sot sipas Prokurorisë Speciale, paraqet një trup të vërtetë juridik” tha ai.

-Advertisement-

Vasiq ka kërkuar lirimin e të dyshuarve.

“Presim të lirohen dhe të shkojnë në shtëpi. Të lirohen dhe t’iu mundësohet mbrojtja në liri. Gjykata e Apelit e Kosovës ka thënë se nuk ekziston baza e dyshuar”, ka vazhduar ai.

Ndërsa, avokati Miro Deleviq tha se në seancën e sotme nuk kishte asnjë fakt të ri, madje sipas tij, nuk ka fakte që të dyshuarit të mbeten në paraburgim.

” Por është e paqartë se si të dyshuarit vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim nëse vendimi për paraburgim është ndërprerë, tash kemi dëgjuar se termini është anuluar” theksoi Deleviq.

Muajin e kaluar, ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, mirëpo Gjykata e Apelit duke vepruar sipas ankesave të mbrojtësve ka kërkuar që Themelorja ta rishqyrtojë edhe një herë kërkesën e Prokurorisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera