Lajme

Kërkohet heqja e titullit “Sir” për ish – kryeministrin britanik Tony Blair

Autori: Islam Morina 18:16 | 05 January 2022

Më shumë se 500 mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion, i cili kërkon që ish- kryeministrit britanik Tony Blair, t’i hiqet titulli “Sir”.

Arsyeja për këtë iniciativë është se Blair po konsiderohet nga shumë njerëz si përgjegjës për krime lufte, raportojnë mediat e huaja.

Ish – kryeministri Blair, ishte lideri britanik në kohën kur Aleanca Veriatlantike e NATO-s, bombardoi Serbinë për 78 ditë radhazi.

-Advertisement-

Blair në Kosovë shihet si hero, madje gjatë një vizite që ai bëri në vend, pati deklaruar se nuk është aspak i penduar për bombat që ranë mbi Serbinë, e që sollën çlirimin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Emri i Tony Blairit, ishte në mesin e 24 personaliteteve të zgjedhura nga mbretëresha e Britanisë, Elizabeta e Dytë, që t’u bashkohej Kalorësve, por më shumë se 500 mijë njerëz janë duke kërkuar që atij t’i hiqet ky titull, pasi po konsiderojnë se “roli i tij në luftën e Irakut, e bënë atë përgjegjës direkt për shumë vdekje”. Ai po ashtu po akuzohet për krime lufte.

“Tany Blair është njeriu që meriton më së paku respekt nga publiku, veçanërisht jo nderimin nga mbretëresha”, shkruan në peticion.

Gjithsesi lideri Laburist, Sir Keir Starmer, tha se Sir Tony Blair, e ka merituar titullin. Ai ka thënë për një televizion britanik se ish – kryeministri Blair, ka përmirësuar ndjeshëm Britaninë, andaj edhe titulli është mjaftë i përshtatshëm për të./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera