Lajme

Kërkohet dorëheqja e Vjosa Osmanit: Si duhet vepruar nëse na sulmon Serbia?

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 18 November 2020

Analisti amerikan Ukë Lushi, ka kërkuar dorëheqjen e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Infokus

Përmes një postimi në Facebook, Lushi ka thënë se infektimi me koronavirus i ka pamundësuar kryerjen e obligimeve në këto dy funksione të larta shtetërore.

“Tash zonja Osmani-Sadriu qenka infektuar dhe e sëmurë me Covid-19, çfarë do ta detyrojë të karantinohet dhe izolohet. Situatë kjo që vështirëson apo në të vërtetë pamundëson kryerjen e obligimeve të një pune e lëre më të dy punëve më të rëndësishme në shtet”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

Të tjera