Lajme

Kërkohet dorëheqja e rektorit Marjan Dema

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 01 February 2018

Një grup studentësh nga Demokracia Studentore protestuan sot para Rektoratit ku kanë kërkuar llogari nga rektori i UP-së Marjan Dema, për siç thanë skandalin e tenderit te pishat, skandalin e rastit “Graniti”, skandalin me bursa dhe sipas tyre e vetmja përgjigje është dorëheqja e rektorit.

Kryetari i Demokracia Studentore, Mexhid Ramosa, para të pranishmëve numëroi disa nga aferat e rektorit Dema, ku për këtë të fundit tha se për inate personale ka bllokuar sistemin akademik.

Ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema doli para studentëve të cilët i ftoj të hyjnë brenda për të diskutuar rreth shqetësimeve të parashtruara, por grupi protestues refuzoi diskutimin në senat.

-Advertisement-

Madje, kur rektori po jepte deklaratën e tij para mediave plasi debati në mes të tij dhe Ramosës.

Kur ky i fundit po kërkonte llogari për 900 mijë euro nga rektori, Dema i ftoi ata që të deponojnë ankesat tek organet kompetente.

“Deponoje çdo gjë që ke. Jo me fjalë, por me shkrim. Deponoje… Besoj që mundeni me i vërtetuar këto. Për çdo gjë që keni nevojë iu ofrojmë shënime”, tha ai.

Ramosa tha se Demokracia Studentore refuzoi të përballet me rektorin në senat, për shkak se deri më tani rektori Dema ka refuzuar t’i pranojë ata në takim. Ndërsa theksoi se nuk do të ndalen së protestuari derisa rektori Dema të dënohet për krimet që sipas tyre i ka bërë.

“Ne nuk i përfaqësojmë interesat e askujt që përfiton nga kjo. Ne i përfaqësojmë vetëm interesat e studentëve dhe të UP-së. UP-ja gjithherë i ka ngritur në të kaluarën kauzat që kanë qenë në dëm të Kosovës e tash ne nuk po mund të mbrojmë as interesat e tij tash. Pse mos ta ngrisim zërin? Nuk jemi sistem komunist”, tha ai.

Ndryshe, gjatë kësaj proteste pati diskutim edhe në mes të prorektores Teuta Pustina dhe studentit të Fakultetit Teknik, Milaim Nuhiu. Pustina i quajti destruktive gjithë ato që studentët nga Demokracia Studentore shpalosën sot para Rektoratit.

Ndërsa Demokracia Studentore bëri të ditur, se pavarësisht se cili individ do të jetë rektor i UP-së, nuk do të ndalen asnjëherë derisa Universiteti i Prishtinës të udhëhiqet në mënyrën e duhur. /KP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera