Kërkohet dorëheqja e kryetarëve të katër komunave veriore
Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 05 Gusht 2023
Kryetarët e katër komunave në veri duhet të japin dorëheqje, pasi shkarkimi përmes peticionit qytetar zvarrit shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri, thonë njohësit e proceseve zgjedhore dhe analistët politikë. Sipas tyre, pavarësisht nisjes së procedurave për hartimin e një udhëzimi administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri, duhet një marrëveshje politike që këta të fundit të japin dorëheqje, pasi stërzgjatja e zgjedhjeve të reja në veri i shkon përshtati vetëm Serbisë.
Njohësi i proceseve zgjedhore, njëherësh ish-kryetar i KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë për KosovaPress se iniciativa e qeverisë për hartimin e një udhëzimi administrativ është legjitime, pasi njëra nga mënyrat e shkuarjes në zgjedhje në veri është edhe peticioni qytetar.
Ai edhe tregon procedurat si duhet të ndiqen nëse shkohet në këtë formë, mirëpo nënvizon se rruga më e lehtë dhe shpejtë edhe për t’i plotësuar kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë është dorëheqja e kryetarëve.
“Në njërën nga mënyrat e shkuarjes në zgjedhje është kjo, Ligji për vetëqeverisje lokale, neni 72 tregon qartë se me një kërkesë 20 për qindshi i trupit elektoral të një komune ka të drejtë të kërkoj shkarkimin, gjegjësisht dorëheqjen e kryetarit. Kërkesa i dorëzohet kryesuesit të komunës dhe ai e përcjellë tek institucionet përkatëse. Kjo është mënyrë më kolaterale, zvarritje dhe kërkon kohë më shumë. Udhëzimi administrativ që po e bën Qeveria nuk e di sesa kohë merr. Për një muaj kanë thënë, por ajo zgjat më shumë se duhet të miratohet, analizohet dhe studiohet mirë. Por, ligji thotë kërkesë dhe kjo mendoj se është e mjaftueshme. E dyta, kjo qeveri nuk ka garanci që përsëri të dalin shumica e elektoratit të komunitetit serb…Dorëheqjet e kryetarëve në veri? Patjetër se po se është rruga më e lehtë dhe shpejtë se nuk kemi kohë për të pritur. Jo vetëm kaq, zvarritja i konvenon vetëm Serbisë dhe jo vetëm kaq, Bashkimi Evropian nuk lejon dhe pranon zvarritje. Neve na duhet sa më parë që të hiqen masat pasi janë barrë e popullit të Kosovës”, thotë ai.
Skeptik se do të ketë sukses peticioni për shkarkimin e kryetarëve është edhe analisti politik, Albinot Maloku.
Ai thotë për KosovaPress se faktori ndërkombëtar nuk është i interesuar për këtë model, andaj duhet të insistohet që kryetarët të japin dorëheqje sa më shpejtë dhe të shpallen zgjedhjet në veri.
“Nga aspekti i procedurave ligjore nuk mund të thuhet se ka vërejtje pasi peticionin si të tillë e njohin edhe kapacitet ligjore të Republikës së Kosovës të të gjitha aspekteve. Në anën tjetër a do të ketë sukses, unë kam dyshimet e mija për faktin se edhe faktori ndërkombëtar nuk është i interesuar në asnjë mënyrë për këtë model. Deri tani mirëfilli dihet se për të gjitha modelet që i ka ofruar Qeveria e Kosovës në të gjitha proceset e fundit në lidhje me veriun, nuk mbahet mend ndonjëra prej tyre që është pranuar nga faktori ndërkombëtar, veçmas ata që i kanë vendosur sanksione Kosovës. Nga faktori ndërkombëtar ky proces konsiderohet zvarritje të jetësimit të marrëveshjes së Bratislavës paraprakisht, e cila ndërlidhet me procesin zgjedhor në katër komunat veriore. Përveç këtyre 1 muaj përgatitje për dy-tre faqe një udhëzim administrative është shenja thelbësore që faktori ndërkombëtar po e merr si zvarritje dhe mungesë vullneti për të proceduar me procesin zgjedhor. Në anën tjetër, do të ishte më mirë që të kishte një marrëveshje politike, kjo me siguri do të ishte më e mirë dhe leverdishme që do të tregohej e suksesshme”, thekson Maloku.
Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka formuar një grup punues për hartimin e një udhëzimi administrativ për për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave. Ky udhëzim administrativ është thënë se do të hartohet deri më 1 shtator.
Në anën tjetër, Bashkimi Evropian, vazhdimisht e ka shprehur se dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore është zgjidhje më e lehtë dhe shpejtë për shtensionimin e plotë të situatës në veri.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...































