Lajme

Kërkohet debat parlamentar për të pagjeturit

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 17 April 2018

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë edhe një debat parlamentar për të diskutuar rreth çështjes së personave të pagjetur.

Një iniciativë për të thirrur debat parlamentar e kanë marrë deputeti i PDK-së, Andin Hoti dhe deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci.

Këtë iniciativë e ka konfirmuar edhe deputeti Hoti, i cili tha për KosovaPress, se kanë kërkuar debat pikërisht në ditën e të pagjeturve më 27 prill.

-Advertisement-

“Unë dhe Saranda Bogujevci, kemi iniciuar një debat parlamentar të cilin presim ta mbajmë me 27 prill. Kjo ditë është Dita e të Pagjeturve në Kosovë, prandaj dëshirojmë ta shënojmë këtë ditë në Parlament, si dhe të diskutojmë në lidhje me 1652 persona të pagjetur, që ende iu mungojnë familjareve të tyre”, tha Hoti.

Meqë ende nuk e kanë përfunduar kërkesën, Hoti tha se ende nuk i kanë formuluar edhe kërkesat që do të dalin nga debati.

“Meqenëse sot e kemi marre këtë iniciativë, ende nuk e kemi përfunduar kërkesën dhe pikat në të cilat do të fokusohemi (përveç atyre që i përmenda), mirëpo do të tentojmë që t’ua tërheqim vëmendjen edhe Qeverisë së Kosovës edhe faktorit ndërkombëtar që kjo çështje duhet të ketë një epilog me në fund. Ashtu siç e kam thënë edhe herave tjera, po e përsëris që kjo çështje duhet të jetë prioritet i Qeverisë Kosovës, dhe pa e zgjidhur këtë çështje, Kosova nuk mund të ketë zhvillim normal te saj”, tha Hoti, transmeton KP.

Hoti tha se iniciativën e saj e kanë nënshkruar të gjitha grupet parlamentare, përjashtuar deputetët e Listës Serbe. Derisa, theksoi se po mundohen t’i marrinë nënshkrimet e të gjithë deputetëve për të treguar unitet për këtë çështje.

Andin Hoti është djali i atdhetarit Ukshin Hoti, i cili tash e 19 vjet është marr nga forcat serbe dhe që nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera