Lajme

Kërkohet anulimi i memorandumit për rrënimin e shkollës së të verbërve

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 24 July 2018

Një grup prej 52 organizatave kosovare sot ju ka drejtuar me një kërkesë ministrave të tri ministrive kosovare: Mahir Yagcilar në Ministrinë në Administratës publike; Skender Reçica, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies sociale, Abelard Tahiri në Ministrinë e Drejtësisë dhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me rrënimin e paralajmëruar të objektit të QBMK Xheladin Deda (shkolla e të verbërve) në Pejë

Kërkesa është nisur nga Syri i Vizionit, Shoqata e të verbërve të Kosovës dhe QBMK “Xheladin Deda”, kurse është mbështetur nga shumë organizata të tjera.

Ata kërkojnë që të gjendet një lokacion tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë, dhe të mos rrënohet shkolla e të verërve për këtë.

-Advertisement-

Kërkesë lidhur me objektin e QBMK “Xheladin Deda” në Pejë:

Të nderuar,

Ne si organizata të shoqërisë civile në Kosovë,  me shqetësim e kemi marrë lajmin se objekti i QBMK “Xheladin Deda” në Pejë mund të rrënohet. Në ditët e kaluar ne kemi marrë shqetësime dhe kërkesa të pafund nga qytetarët nga gjithë Kosova, nga komuniteti i të verbërve të Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe nga punëtorët profesionalë që punojnë në këtë Qendër Burimore, që është ndër institucionet arsimore me rrjetin më të madh të bashkëpunimit ndërkombëtar. Të gjitha këto kërkesa janë të bazuara në paarsyeshmërinë e këtij plani për rrënim, për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo kategori, investimeve, infrastrukturës së përshtatur dhe qasjes së personave të verbër, por edhe për shkak të vlerave arkitektonike dhe të trashëgimisë historike që ka objekti, i cili është pjesë e trashëgimisë nga periudha e Austrohungarisë dhe ka pasur shumë funksione në të kaluarën 100 vjeçare të saj për qytet arët e Pejës.

Bazuar nga sa u tha më sipër, ju drejtohemi ju me kërkesat në vazhdim:

1.     Informimin e plotë të publikut, ofrimin e gjithë dokumentacionit lidhur me planin e rrënimit të objektit, në mënyrë që të realizohet transparenca e plotë dhe publiku të jetë i pajisur me informatat e duhura për të krijuar një gjykim të drejtë për gjithë këtë proces.

2.     Anulimin e menjëhershëm të memorandumit dhe gjetjen e një lokacioni tjetër për ndërtimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

3.     Fillimin e një programi të investimeve në këtë objekt me rëndësi, në mënyrë që të ruhet arkitektura e objektit që ka një vlerë të veçantë për qytetin e Pejës, por edhe të zhvillohen më tej shërbimet profesionale që ofrohen në këtë institucion.

Grupi Iniciues i përberë nga:

1.     Syri i Vizionit

2.     Shoqata e të verbërve të Kosovës

3.     QBMK “Xheladin Deda”

Me mbështetje nga:

4.     SBASHK

5.     Ec ma ndryshe

6.     Fondacioni Lumbardhi

7.     Rrjeti i Grave të Kosovës

8.     ORCA

9.     Into the Park

10.                        Gaia Kosovo

11.                        KDI

12.                        Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar

13.                        Shoqata e gazetarëve të Pejës

14.                        Anibar

15.                        DokuFest

16.                        KCSF

17.                        QBMK “Nëna Terezë” Mitrovicë

18.                        ATRC

19.                        Komiteti i grave të verbra të Kosovës

20.                        Evolution Dance

21.                        Durmish

22.                        Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS

23.                        OJQ Labyrinth

24.                        CDF

25.                        QBMK “Përparimi”

26.                        Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

27.                        Agjensioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Rajonal

28.                        Varg e Vi

29.                        Shoqata Numizmatike Shqiptare “Demastion”

30.                        Trentino con il Kossovo

31.                        Lets Do It Peja

32.                        QBMK Lef Nosi

33.                        Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD

34.                        Trashëgimia kulturore pa kufij, CHËB Kosova

35.                        The ngo Frabaac

36.                        7Arte

37.                        QBMK Nëna Terezë, Prizren

38.                        OJQ ZANA

39.                        Fondacioni Shtatëmbëdhjetë – 17

40.                        Organizata Çohu

41.                        Lda Kosovo

42.                        Qendra për Politika dhe Avokim- QPA

43.                        Youth Initiative for Human Rights – Kosovo

44.                        Shoqata “7 Shtatori”

45.                        KIPRED

46.                        Unioni i Punëtoreve Socialë të Kosovës

47.                        Today Towards Future

48.                        Kosovo Architecture Foundation

49.                        DoCoMoMo Kosova

50.                        OJQ RRITU- Termokiss

51.                        QEMD “FINCH”

52.                        Shoqata Kosovare e te Shurdherve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera