Lajme

Kërkohen ndryshime të Ligjit për Përmbarues dhe për Noterë në Maqedoni (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 06 June 2017

Afaristët nga Oda Ekonomike kërkojnë ndryshime urgjente të Ligjit për Përmbarues dhe të Ligjit për Noterë. Ata për këtë kanë dorëzuar iniciativë deri te Ministria e Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas TV21, afaristët ankohen se me hyrjen në fuqi të ligjeve të reja, shpenzimet e kompanive janë rritur për 40%, për shkak se janë të detyruar të angazhojnë avokat, në vend që punën e njëjtë ta kryejë ndonjë i punësuar në kompaninë e tyre. Nëse vazhdojnë të vlejnë këto rregulla, afaristët thonë se do të detyrohen që t i largojnë nga puna një pjesë të punëtorëve.

“Kompanitë kanë për detyrë që të angazhojnë avokat në procese të caktuara para noterit apo përmbaruesit, pikërisht për shkak se nuk kanë mundësi t’i angazhojnë juristët të cilët janë të punësuar në kompanitë e tyre, të cilët posedojnë kualifikime të përshtatshme. Kjo gjë në të ardhmen do të thotë zvogëlim të numrit të juristëve në kompanitë, për shkak të angazhimit të avokatëve. Kjo paraqet shpenzim të ri“, tha Elena Milevska – Shtrbevska ngaOda Ekonomike e Maqedonisë.

-Advertisement-

Si problem shtesë nga Oda Ekonomike e përmendin edhe pagesën shtesë të borxheve, gjë që sipas pronarëve, është proces i gjatë dhe ndikon edhe në likuiditetin e kompanive.

Borxhi i ndërmarrjeve publike ndaj kompanive është një problem tjetër.

“Kompanitë anëtare edhe një herë e potencuan atë që Oda Ekonomike e Maqedonisë disa herë i është drejtuar publikut, për nevojën e rregullimit të përshtatshëm të mundësisë, që kompanitë të mund ti marrn paratë e tyre nga sektori publik”, tha Tatjana Shterjova nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Ndryshimet e reja ligjore janë në fuqi tani më gjashtë muaj. Përmbaruesit në Maqedoni në periudhën prej janari e deri më shtator të 2016 kanë marrë rreth 140 mijë aplikime për përmbarim, prej të cilave janë realizuar rreth 30 për qind, ndërsa shuma totale nga pagesa e përmbarimeve është diku rreth 76 milion euro që është 2 milion më pak se në viti 2015./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera