Shëndetësi

Kërkohen fonde shtesë për luftimin e AIDS, tuberkulozit dhe malaries

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 13 January 2019

Një fond kyç që financon luftën kundër AIDS-it, tuberkulozit dhe malaries po kërkon investime të reja me vlerë 11 miliardë funte.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur raundin fundit për të ndihmuar Fondin Global në Paris.

Ai e quajti këtë “një moment vendimtar”.

-Advertisement-

Nga ky fond është thënë se përparimi është ngadalësuar për shkak të angazhimit politik të lëkundur dhe rritjes se rezistencës ndaj ilaçeve.

Arritja e shumës së synuar mund të ndihmojë në shpëtimin e 16 milionë jetëve, siç thuhet, si dhe përgjysmimin e numrit të vdekjeve nga këto tre sëmundje.

11 miliardë funte do të shpenzoheshin në ilaçe që trajtojnë dhe parandalojnë transmetimin e HIV-it, ilaçet për tuberkulozin dhe rrjeta kundër mushkonjave për parandalimin e përhapjes së malaries.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera