Lajme

Kërkohen bursa shkollore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 14 April 2021

Përfaqësuesit e Organizatës Jo-Qeveritare “Zëri i Romëve,Ashalinjve dhe Egjiptianëve kanë takuar ministren e Arsimit dhe Shkencës Arbërie Nagavci.

Në këtë takim është diskutuar për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe përfshirjen sa më të madhe të komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian në arsim.

Po ashtu është kërkuar që të krijohen mundësitë për bursat shkollore për këto komunitete.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Arsimimi, ngritja e cilësisë dhe gjithpërfshirja e nxënësve të komuniteteve të margjinalizuara etnike siç janë: romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët në sistemin arsimor vazhdon të mbetët një nga çështjet më thelbësore për të pasur gjenerata më të suksesshme dhe më konkurruese në vendin tonë. Andaj për të arritur rezultate sa më frytdhënëse, ne si OJQ kemi avokuar vazhdimisht në krijimin e mekanizmave adekuat për të përmirësuar dhe për të ndryshuar gjendjen aktuale të arsimimit të nxënësve të komuniteteve.

Sot z. Isak Skenderi dhe Orhan Butic nga OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”së bashku me përfaqësuesit e “TDh-së” dhe “REF-it” kishin nderin dhe kënaqësinë të takoheshin me Ministren e Arsimit znj. Arbërie Nagavci për të diskutuar për:

1) Procesin e implementimit të udhëzimit administrativ për Qendrat Mësimore;
2) Mundësinë e krijimit të udhëzimin administrativ për programin nacional të bursave për nxënësit e komuniteteve romë, ashakali dhe egjiptian, dhe
3) Mundësinë e inkuadrimit dhe promovimit të komuniteteve etnike të margjinalizuara në librat shkollorë.

Duke e ditur rolin dhe rëndësinë e Qendrave Mësimore tek nxënësit e komuniteteve, pas bisedës me znj. Nagavci, ajo premtoi se do te angazhohet për ndarjen e buxhetit për implementimin e udhëzimit administrativ për Qendra Mësimore; për përpilimin e dokumentit adekuat për çështjen e bursave dhe rishikimin e propozimit për pasurimin e librave shkollorë duke i përfshirë edhe komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për vitet e ardhshme.

Ne si OJQ jemi të hapur për ndërtimin e urave bashkëpunuese për të punuar fuqishëm në sektor të ndryshëm të edukimit dhe investimit tek fëmijët e komuniteteve të margjinalizuara etnike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera