Lajme

Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, arrestohet në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 10 October 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një shtetas të Serbisë i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet serbe.

“Me datën 10.10.2023, Njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të ILECU-të, të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një shtetas serb, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet e Serbisë.”

PK ka thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje

-Advertisement-

“I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera