Lajme

Kërkesë urgjente për ndihmë – Familjes Kllokoqi i duhen mbi 10 mijë euro për operimin e nënës që është në gjendje kritike për jetën

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 24 July 2024

Familja Kllokoq kanë kërkuar ndihmë urgjente financiare nga qytetarët, për nënën e tyre e cila gjendet në kujdes intensiv pasi pati gjakderdhje në tru dhe sulm për herë të dytë.

Familjes i duhen edhe 10 mijë euro për të arritur shumën për ndërhyrjen e kushtueshme prej mbi 40 mijë euro.

Më poshtë gjeni kërkesën e plotë të familjes dhe numrin e xhirollogarisë bankare:

-Advertisement-

LUTJE PËR NDIHMË

Në këtë moment të vështirë për familjen tonë, ne ju lutemi me zemër për ndihmën tuaj të çmuar. Nëna jonë është në spitalin Sistina, ku ka patur një intervenim emergjent pas një gjakderdhje në tru më 10 korrik. Më datën 22 korrik, ajo  e ka pasur edhe një sulm dhe tani gjendet në kujdes intensiv. Kostot e këtij trajtimi janë shumë të larta dhe ne si familje nuk mund t’i mbulojmë ato vetë. Komplet intervenimet dhe kujdesi mjeksor kanë arritur shumën prej 40.655€, dhe shumica jane mbledhur me ndihmën e familjarëve dhe shoqërisë të cilët i falënderoj. Por për të arritur shumën totale na duhen edhe 10.600€. Çdo kontribut, sa të vogël qoftë, do të na ndihmonte shumë në këtë moment të vështirë. Ju lutemi, ndihmoni nëse është e mundur dhe ndani lajmin për të nxitur mbështetjen. Faleminderit shumë për mirësinë dhe solidaritetin tuaj në këtë kohë të vështirë.

Numri i llogarisë: 20-33-0002446733-89  TEB

VALMIRA KLLOKOQI GERBESHI

IBAN XK 05 2033000244673389

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera