Lajme

Kërkesë urgjente pas rasteve të para me koronavirus në Qendrën Korrektuese

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 02 April 2020

Dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dolën të infektuar me koronavirusin e ri.

Kjo ka bërë që të nxiten reagime për lirimin e të paraburgosurve, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pasi jeta e tyre po rrezikohet, derisa ata janë të detyruar të qëndrojnë aty ende pa u dhënë aktgjykimi përfundimtar.

-Advertisement-

Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare ka bërë një kërkesë urgjente, drejtuar institucioneve më të larta të vendit, duke filluar nga Presidenti e deri tek ambasadat e shteteve të Kuintit.

“Urgjent të sigurohet jeta e të paraburgosurëve dhe të burgosureve në republikën e Kosovës, nga rreziku i virusit Covid 19, pasi u konfirmuan dy zyrtar të shërbimit korrektues të Kosovës pozitiv me këtë virus. Rrezikimi i përgjithëshem i jetës së qytetarëve të cilët po mbahën si të dyshuar në paraburgim ose të dënuarve me rrezikshmëri të ulët me të drejtë mund të konsiderohet se rrezikmi i jetës së tyre po bëhet me paramendim”, thuhet në këtë kërkesë.

Duke u bazuar edhe në vendime të njëjta që kanë marrë edhe shtetet tjera që po përballen me koronavirusin, ky institut ka renditur këto kërkesa.

“1.Per të mos rrezikur jetën e të gjithë atyre qytetarëve të pafajshem të cilët janë në masa sigurie në mbajtje ( paraburgim ) të merrën veprime për ndërprejën e kësaj mase apo ndryshimin e sajë, sepse të gjithë ata qytetarë të pafajshem janë të rrezikur në menyrë të drejtëperdrejtë nga virusi vdekjeprues Covid 19, dhe jeta e tyre është vendosur qëllimisht para një rreziku serioz, dhe atë në dijeni të gjitha institucioneve kompetente, sidomos pas konfirmimit të dy zyrtarëve të shërbimit korrektues me këtë virus. Ç’do qytetarë i dyshuar për vepra të ndryshme, qofshin ato penale apo civile ose kundervajtëse është i pafajshëm dëri në shpalljën e aktvendimit të formës së prerë nga gjykata kompetente.

2.Nëse qëllimi i privimit nga liria e levizjës ( dënimi me burgim ) është mjet për rehabilitimin e qytetarëve të cilët kanë kryer vepra të ndryshme panale apo kundërvajtëse, ne si IKSN besojm fort se ky rast është i mjaftuëshem për solidarizim me personat të cilët kane kryer vepra të lehta apo nëse kanë vuajtur me shumë se gjysmën e dënimit. Të nderuar, mos marrja e veprimeve konform ligjëve të zbatueshme në RKS nga ana juaj poashtu është vepër e rëndë penale, ngase me vetedije jeni duke rrezikur jetën e qytetarëve të cilat janë të pafajshëm deri në aktvendimet e formës së prerë si dhe atyre të cilët janë dënuar për vepra të lehta apo kanë kryer më shumë se gjysmën e dënimit. Mos veprimet tuaja, jo që janë vetëm të dënueshme për rrezikimin e jetës së tyre, poashtu reflektojnë veprime jo humane dhe jo etike, si dhe thellojnë në mes të dhe institucioneve të zbatimit të ligjit”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera