Kërkesë për qeverinë e Kosovës: Bëjeni ajrin prioritet
Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 27 January 2018
Qytetarët e Prishtinës sikurse çdo natë tjetër, edhe sonte po përballen me ndotje të lartë të ajrit. Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ka arritur në një nivel alarmant, duke tejkaluar të gjitha standardet e rekomanduara.
E kjo gjendja i ka shtyre që ta marrin një iniciativë të përbashkët, ekonomistët Lekë Musën e Berat Rukiqin.
Këta dy sonte kanë bërë publike një letër me anë të cilës kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që çështja e ajrit të behët prioritet.
“Kërkesa jonë është që të bëhet prioritet parësor përmirësimi i cilësisë së ajrit në tërë Kosovën, pa dallim fshati apo qyteti. Liria dhe demokracia e fituar që 17 vite nuk ka kurrfarë kuptimi në rast se këto përmirësime nuk ndihen nga qytetarët e vendit”, thuhet në këtë letër.
Kjo është letra e plotë e Lekë Musës e Berat Rukiqit:
Bejeni ajrin prioritet!
miq te nderuar ju ftoj ta shperndani kete leter sa me shume te cilen e kemi nisur Berat Rukiqi dhe une. Ejani te provojme dhe te shohim se a mund te influencojme nje ceshtje kaq te rendesishme. Ndoshta nuk mund te behet sot, mirepo duhet te ja nisim urgjente kesaj pune nese planifikoni te jetoni ne Prishtine.
BËJENI AJRIN PRIORITET!
Letër drejtuar polikbërjes në Kosovë
Të nderuar politikbërës, pjesëtarë të të gjitha partive politike në Kosovë:
___________________________________________________________________________________
Fillimisht do të ju ishim drejtuar më një kërkesë të përgjithshme mbi nevojën e koncensusit dhe tejkalimit të ambicieve politike për cështje të interesit të gjithmbarshëm. Do të ishte e pakuptimt vet nevoja e qenies suaj në politikë, në rast se nuk mund të tejkaloni këto ambicie për cështje thelbësore që prek cdo individ pa kurfar dallimi në Kosovë.
Në të njejtën kohë, kjo ftesë është e drejtuar edhe qytatëreve të cilët dëshirojnë të jenë qytetarë aktiv, duke nënshkruar këtë letër, e të cilët dëshirojnë që të ndikojnë në politika të cilat prekin interesin dhe vet jetën e tyre.
___________________________________________________________________________________
Ideja e kësaj letre dhe kërkese, ka të bëjë me të vendosurit apo riorientimit e prioriteve qeveritare në cështjet esenciale të ekzistencës dhe jetës në Kosovë! Kërkesa jonë është që të bëhet prioritet parësor përmirësimi i cilësisë së ajrit në tërë Kosovën, pa dallim fshati apo qyteti. Liria dhe demokracia e fituar që 17 vite nuk ka kurfar kuptimi në rast se këto përmirësime nuk ndihen nga qytetarët e vendit. Cfarë i duhet këtyre qytetarëve liria dhe demokracia kur ajri në të cilin jetojmë na vret cdo dite! Si do të gjykohemi prej gjeneratave të ardhshme në Kosovë për helmimin që ja u bejmë ne si gjeneratë që e kemi përgjëgjësine për udhëheqjen e vendit sot.
Mos orientimi i resurseve drejt përmirësimit të cilësisë së ajrit nuk ka kurfar arsyetimi. Askush smund të na ndaloj neve që të parandalojmë vetëvrasjen duke mos investuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Prandaj, ju ftojmë që si qeveria qendrore ashtu edhe ajo lokalë, në peridhën sa më të shkurtër të ndërmerrni më sa vijon:
1. Themeloni një komision të përbashkët për të indentifikuar të gjitha masat e domosdohme për të përmirësuar cilësinë e ajrit në Prishtinë dhe Kosovë.
2. Të rialokoni resurset për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për investuar në të gjitha elementet e planit I cili do të dilte nga një ekspertize e mbikqyrur nga komisioni i larte cekur.
Me këtë rast do të duhej zhvilluar një plan dinamik i cili në mënyrë të qartë përcakton kohën se kur do të realizohej ky plan mbi pastrimin e ajrin në Prishtinë dhe bërjen e saj në një qytet ku mund të jetohët.
Ne si qytetarë të kë tij vendi mendojmë se prioritet e politikë s do të duhej të jenë të orientuara fillimisht në cë shtjet bazike, sic janë cilë sia e ajrit, mjedisi ku jetojmë , furnzimi me ujë e energji si dhe shë ndetë sia dhe arsimi. Prandaj, pranojeni kë të si rekomandim tonin në procesin e formulimit të prioriteteve qeveritare.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...