Lajme

Kërkesa skandaloze e Agim Veliut për KFOR-in: Mundësisht Ushtria Serbe të mos hyj shumë thellë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 22 September 2020

Pak muaj më parë dolën edhe xhirime teksa ushtria serbe shëtitej nëpër fshatin kosovar Karaçevë të Kamenicës.

Për këtë punë ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu edhe u thirrë në interpelancë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Por aty Veliu përmendi një kërkesë të çuditshme që i kishte bërë KFOR-it.

-Advertisement-

Që mundësisht Ushtria Serbe të mos hyj shumë thellë në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

E këtë video të kësaj deklarate e ka shpërndarë drejtuesi i zyrës për media i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka ku ka shkruar “Pa koment”.

“Kërkuam njëkohësisht që sipas mundësive Ushtria Serbe të mos zbres shumë poshtë vijës kufitare”, kishte deklaruar Veliu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera