Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 22 November 2024
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë është shtuar ndjeshëm në Evropë pas zgjedhjeve në SHBA, teksa sipërmarrësit po kërkojnë qytetari të re me anë të investimeve apo blerjes së pronave.
Për momentin kjo llogaritet vetëm me shtimin e interesimit për procedurat, që sipas raportimeve të agjencisë së qytetarisë Henley and Partners, është shtuar katërfish.
Evropa ishte destinacioni më i kërkuar nga shtetasit e SHBA, në rritjen që përkon me fitoren e zgjedhjeve nga Donald Trump.
Në një kohë kur Britania nuk ofron më “viza të arta” , të pakënaqurit duhet të kënaqen me vendet jo-anglisht folëse të Evropës, sipas skemës së ofrimit të rezidencës ose qytetarisë në këmbim të kontributeve financiare.
Kriteret varet nga vendet e ndryshme, por në përgjithësi individët duhet të investojnë në vendin e ri duke blerë prona ose hapur biznese, për të terguar qëllimet e tyre serioze ndaj “atdheut të ri.”
Në Portugali për shembull, kërkesa minimale për një lëvizje të tillë është në masën €250,000 ne blerje ose investime, ndërsa në Spanjë qeveria ka caktuar ‘përkushtimin’ me €500,000.
Vende të tjera mund të kërkojnë aftësi të gjuhës vendase apo të qëndrimit të mëparshëm në vend për një numër të caktuar ditësh çdo vit.
Në këmbim, individëve u jepet opsioni për t’u rivendosur dhe bërë rezident “me të drejta të plota për të jetuar punuar, studiuar dhe të kujdesit shëndesor”, shkruan rrjeti britanik ITV.
Pas disa vitesh qëndrimi individët mund të aplikojnë për qytetarinë e vendit pritës, si në rastin e Portugalisë ku nevojiten pesë vjet.
Legjislacioni i ‘vizave të arta’ ekziston në më shumë se 100 vende dhe ne 60% të vendeve evropiane, sipas monitoruesve Henley and Partners.
Portugalia e Malta janë dy nga destinacionet e preferuara të qytetarëve amerikanë, të ndjekura nga Greqia, Italia e Spanja, të cilat kanë kërkesa më të reduktuara dokumentacioni.
Kjo pasi vendet anglisht-folëse që ata do të preferonin më shumë Britania e Irlanda, kanë hequr papritur legjislacionin vitin që shkoi.
Mediat e majta evropiane thonë se shtytja e fundit nxitet nga rezultati zgjedhjeve në SHBA, teksa agjencia Arton Capital, tha për rrjetin ITV News se kishte marrë më shumë se 100 kërkesa interesimi pas zgjedhjeve.
Por gjithsesi tendenca e zhvendosjes së amerikanëve të pasur e të moshuar drejt Evropës ka nisur që prej epokës Covid, kur erdhi dhe pasiguria dhe përçarjet e mëdha shoqërore e politike në SHBA, ashtu si në të gjitha vendet e botës.
Të tjera
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...