Lajme

Kërkesa për peticion për largimin e kryetarëve në veri, Hovenier: Një hap për depërshkallëzim të situatës

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 13 December 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier, i ka mirëpritur kërkesat e qytetarëve serbë për kërkesat për inicimin e peticioneve për largimin e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Ai para mediave ka theksuar se edhe njëherë duhet ta përsëris që ShBA-ja beson që katër kryetarët janë zgjedhur në formë ilegale, sipas tij, hapi i qytetarëve për largimin e kryetarave nga komunat veriore është një hap për depërshkallzim të situatës në veri.

“Më duhet të them se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha institucionet në Kosovë në të gjitha nivelet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar zbatimin e plotë të këtij udhëzimi administrativ që duhet në rrugën që i siguron qytetarët që të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike”, ka thënë Hovenier.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy