Lajme

Kërkesa interesante e 11-vjeçarit Alvin Berisha pasi iku nga ISIS

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 08 November 2019

Disa vite rresht, ani se i vogël, ishte krah njerëzve që i kërkonin të mësonte e luftonte për organizatën terroriste të vetëquajtur Shteti Islamik e i njohur si ISIS.

Majde, Alvin Berishës nga Shqipëria, i thanë edhe që të mos fliste në asnjë gjuhë tjetër, përveç asaj arabe, pasi Kalifati, do t’a fitonte “luftën e shenjtë”, shkruan gazeta inFokus.

Bile, ashtu siç tregon vet ai, e rrahën e i bërtitën për disa vite me radhë që të mësonte e luftonte sesi të bëhej ushtar i bindur i tyre.

-Advertisement-

Por, fatmirësisht, kjo jetë, tani ka përfunduar për Alvin Berishën, i cili tashmë ka mbërritur në Itali, shkruan gazeta inFokus.

E në aeroport e prisnin babai e motrat.

Mirëpo, para se 11 vjeçari të arrinte në Itali, e derisa ishte me pjesëtarët e kryqit të kuq, pati një kërkesë interesante në momentet kur u lirua nga kampi Al-Hol.

Kërkesën e tij, e tregoi një drejtues i kryqit të kuq, shkruan gazeta inFokus.

“Është një fëmijë i fortë. E demonstroi edhe në momentet e fitimit të lirisë. Kur arriti në hotel në Bejrut kërkoi pulë me patate. Dhuratat e parë për të ishin një Lego dhe libra për fëmjë.  Në 48 orët e fundit për të kanë qenë si të ishte në një botë përkëdheljesh.’’- u shpreh zyrtari i kryqit të kuq./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera