Fokus

Kërkesa emocionuese e një suharekasi për Gazetën inFokus pas tërmetit në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 01:06 | 27 November 2019

Tërmetet e fuqishme që goditën Shqipërinë, të martën, lanë të vdekur 24 persona e mbi 600 të lënduar.

Veç dëmeve në njerëz, pati edhe dëme shumë të mëdha materiale, ku mijëra qytetarë mbetën jashtë shtëpive, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, në ndihmë të tyre, shumë qytetarë nga Kosova, i kanë lëshuar vendbanimet duke i ftuar që të vijnë e të rrijnë deri në një zgjidhje tjetër.

-Advertisement-

E suharekasi Arton Hoti, i ka shkruar Gazetës inFokus, për të cilën ka pas një kërkesë.

T’i ndihmoj që të gjej 15 shtetas shqiptarë të cilët nuk kanë ku të rrijnë, në mënyrë që ky t’ia siguroj vendbanimin.

“Kam vende për banim për 15 persona, për strehim, jam nga fshati Samadragj e Suharekës, këtë mundësi e kam, mundem edhe të shkoj atje e t’i marrë, nuk dijta ku të kontaktoj, ju shkruajta juve”, ka shkruar Hoti.

Hoti, gjithashtu ka lënë edhe një numër kontakti pë rata që kanë nevojë për strehim, 044761818./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera