Lajme

Kërkesa e veteranëve, Konjufca e nis seancën normalisht, Tahiri e Gashi kundërshtojnë qasjen e mazhorancës

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 06 June 2022

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka nisur ta lexojë pikën e parë të seancës së sotme të Kuvendit ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e kërkoi fjalën për të insistuar që kjo pikë e rendit të ditës të mos votohet sot.

“Ne si grup parlamentar mendojmë që nuk është mirë të hyjmë në votim për pikën e parë”, tha Tahiri.

“Ne nuk jemi këtu për të tensionuar situatë, jemi për të zgjidhur problemet”, tha ai.

-Advertisement-

Tahiri i kërkoi mazhorancës që çështja e veteranëv të mos jetë “përplasje e jona politike”.

Për shefin e grupit parlamentar të LDK-së, kjo është “çështje delikate”.

“Siç duket, qeveria nuk është e gatshme ta trajtojë në esencë kompensimin e veteranëve të luftës”, tha ai.

Gashi kërkoi të bëhet një “zgjidhje më gjithpërfshirëse”, ndërsa tha se Qeveria duhet ta bëjë një “mënyrë më të mirë të kompensimit të veteranëve”.

Ai tha se kapërcimi i rendit të ditës “nuk është zgjidhjes”. Sipas tij, “ai ligj nuk i plotëson nevojat e shoqërisë”.

“I ka pasivizu mbi 30 mijë vetë. E kjo është gabim”, tha Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera