Lajme

Kërkesa e Sveçlës ndaj Gjermanisë për pasaporta, Çitaku: Në luftë nuk jemi, Qeveria këtë punë ka, me ofru shërbime

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 08 January 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kërkesës së Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, që tu lejohet hyrja e shtetasve të Kosovës në Gjermani me pasaporta të skaduara.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku është shprehur se dëshiron që kjo gjë të mos jetë e vërtetë pasi që kjo është puna e Qeverisë.

“Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë. Në gjendje të jashtëzakonshme nuk jemi. As luftë e as pandemi nuk ka. Këtë punë e ka qeveria. Me mbledhë taksa dhe me ofru shërbime. Fjalimet mediokre filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje.”, shkruan Çitaku.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Po lexoj raportime në media se Ministri Svecla paska bërë kërkesë që të lejohet hyrja e shtetasve të Kosovës në Gjermani, me pasaporta të skaduara.

Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë.

Në gjendje të jashtëzakonshme nuk jemi. As luftë e as pandemi nuk ka.

Këtë punë e ka qeveria. Me mbledhë taksa dhe me ofru shërbime. Fjalimet mediokre filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera