Lajme

Kërkesa e Ramës, jep dorëheqjen drejtoresha e Hipotekës në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 02 August 2017

Ashtu si drejtorëve të spitaleve, Rama iu kërkoi dorëheqjen drejtorëve të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të gjithëve pa përjashtim e duke i marrë me radhë në analizë rezultatet e institucioneve që drejtojnë.

E tashmë kërkesa e kryeministrit ka nisur të japë efektet. Mësohet se drejtoresha e Hipotekës në Tirana, Lediana Bardhi ka dhënë dorëheqjen. Po kështu bëhet e ditur se ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi e ka aprovuar dorëheqjen e saj.

Tashmë pritet nëse ky largim do të ketë një efekt zinxhir në drejtoritë rajonale në vend, për të cilat Rama tha se kanë një rezultat tepër të dobët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera