Lajme

Kërcet ‘alltia’ në një dasmë në Drenas, arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 19 July 2022

Një person është arrestuar pasi ka shtënë me armë në një aheng familjar në Gllogoc.

Rastin e ka konfimuar Policia e Kosovës, derisa kanë bërë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

-Advertisement-

POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Gllogoc 18.07.2022-19:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë në një aheng familjar. Njësitet policore te i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas, 36-fishekë, dhe 10-gëzhoja cal-9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera