Lajme

Kërcet ‘alltia’ në dasmën në Mitrovicë, arrestohet një 22-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 13 September 2021

Dje rreth orës 17:00 në fshatin Zhabar të Mitrovicës në kundërshtim me masat e Qeverisë kundër Covid-19 një familje ka mbajtur aheng familjar.

Me të marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur 11 gëzhoja të shkrepura dhe pas kësaj është arrestuar i dyshuari A.B., 22 vjeçar.

“Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

-Advertisement-

Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, me këto masa dasmat, fejesat dhe ahengjet familjare janë të ndaluara.

“Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Minstrisë së Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera