Lajme

Kërcënuan gjyqtarin dhe prokurorin, aktakuzë për katër persona

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 08 November 2023

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet AM, E.A, Q.E dhe E.Z.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve AM dhe E.A është ngritur për veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’ nga neni 141 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

-Advertisement-

“Ndërsa, kundër të pandehurve Q.E dhe E.Z është ngritur aktakuzë për veprën penale ‘Kanosja’ nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, pasi që të njëjtit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit A.Sh dhe M.B”.

Në komunikatë po ashtu thuhet që të pandehurit A.M. dhe E.A. kanë nxitur urrejtje dhe mosdurim përmes rrjetit social, Facebook.

“Gjithashtu, të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘’Facebook’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit D.P.”.

“Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera