Lajme

Kërcënuan gazetarët, Prokuroria dërgon në ndalim dy të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 01 December 2021

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë dy persona të cilët dyshohet se kanë kërcënuar dy gazetarë.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se të dyshuarit R.S. dhe T.P. dyshohet se kanë kryer veprën penale “Kanosja.

R.S. ka kërcënuar gazetarin Sh. K., duke i kërkuar ta largojë shkrimin të cilin e ka publikuar në portal.

-Advertisement-

“Personi me inicialet R.S., dyshohet se ka kanosur gazetarin Sh.K., duke kërkuar nga i njëjti ta largoj nga portali përkatës shkrimin e tij”, ka njoftuar Prokuroria.

Ndërkaq T.P. ka kërcënuar gazetarin G.G., përmes rrjetit social Facebook.

“Ndërsa, në rastin e dytë personi me inicialet T.P., ka kanosur gazetarin G.G., përmes rrjeteve sociale, atij Facebook”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se të dyshuarit ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera