Lajme

Kërcënon Petkoviq: Kuvendi i Kosovës hyri në fazë të konfrontimit të hapur me serbët atje

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 15 January 2022

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duke mos e lejuar referendumin serb në Kosovë po i konfronton serbët që jetojnë këtu, derisa ka paralajmëruar se ky veprim nuk do të kalojë pa pasoja.

“Parlamenti në Prishtinë duke vendosur të pengojë një referendum për ndryshimin e Kushtetutës të Serbisë për komunitetin serb në Kosovë hyri në një fazë të konfrontimit të hapur me popullin serb në Kosovë dhe u përpoq ta anulojë plotësisht të drejtat më elementare politike dhe civile të serbëve, kjo do të ketë pasoja të paparashikueshme”, ka thënë Petkoviq sot.

Madje, ai ka pohuar se rezoluta që sot u miratua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kundër referendumit serb është vazhdimësi, sipas tij, e fushatës kundër serbëve në Kosovë.

-Advertisement-

“Shpjegimet hipokrite nga rezoluta e Kuvendit të Kosovës janë manifestimi më i zakonshëm i dhunës politike dhe ekstremizmit i cili përfundon fushatën e represionit kundër serbëve në Kosovë e cila prej muajsh po vazhdon në formën e frikësimeve, kërcënimeve dhe demonstratave sistematike”.

Petkoviq u shpreh i bindur se kryeministri Albin Kurti nuk mund t’ua ndalojë serbëve në Kosovë votimin për zgjedhjet e 3 prillit që do të mbahen në Serbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera