Lajme

“Kërcënon” Osmani: Le të më tregojë derën dikush në LDK të shohim kush del më parë

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 07 April 2020

Vjosa Osmani e ftuar në një emision televiziv ka folur rreth deklaratave të anëtarëve të kryesisë së LDK-së kundrejt saj.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu pasi Osmani votoi kundër rrëzimit të qeverisë kishte thënë se persona të tillë që nuk i kane qëndrimet e njejta me partinë duhet të largohen nga ajo.

Osmani ka thënë se deklaratat e këtyre njerëzve nuk i bëjnë përshtypje, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Madje ajo thotë se ata që tentojnë t’i tregojnë derën duhet të shohin se kush do të dalë më parë nga ajo derë.

“Nëse dikush mendon së mund të më tregojë mua derën atëherë le të shikon se kush do të dalë më parë nga ajo derë”, ka thënë ajo në Desku të KTV-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera