Lajme

“Kërcënon” Gashi pas rrahjes në Kuvend: Nëse dëshironi të kalojë në personale mund të kalojë

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 19 November 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, pas vazhdimit të seancës së sotme dhe pas rrahjes që ndodhi u është drejtuar përsëri deputetëve.

Gashi tha se partitë politike po përfitojnë nga rasti për të fituar vota, duke shpifur ndaj kolegëve dhe Qeverisë.

“Është e dhimbshme të shohësh si zhvillohet situata në atë formë nga tendenca për të fituar një votë aty apo këtu dhe për të akuzuar dhe shpifur pa ndalë ndaj kolegëve dhe qeverisë. Më vjen keq që kolegët tentojnë ta personalizojnë këtë çështje, është e turpshme. Këto tema janë të rënda, s’duhet të trajtohen kështu sepse të gjithë kanë histori personale, që kanë origjinë edhe në këtë Kuvend”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Derisa kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, i ka kërkuar që të flasë rreth rendit të ditës, Gashi ka kundërshtuar.

“E përmbylli kur të kryhen 10 minuta”, i ka thënë ai Nagavcit./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera