Lajme

Kërcënoi banorët se do u prishte shtëpitë, policia procedon Xhelal Mziun

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 20 June 2017

Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kreut të Bashkisë Kamzës Xhelal Mziu.

Mësohet se procedimi ka nisur në gjendje të lirë pas deklaratës së berë nga Xhelal Mziu, i cili teksa ishte filmuar degjohej te thoshte se do t’u prishte shtëpitë simpatizantëve të PS-së dhe LSI-së, nëse nuk heqin nga shtëpitë e tyre, flamujt e partive.

Njoftimi i policisë

-Advertisement-

“Më datë 19.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh. M., 50 vjeç, banues në Kamëz, sepse në një portali informativ, ka kanosur se do i’u prishë shtëpitë, e të gjithë banorëve në Kamëz të cilët mbajnë flamur të partive politike “PS” dhe “LSI”, nëse nuk i heqin ata brenda ditës. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Parashikuar nga Neni 329 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin zyrtar. /albeu.com/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera