Lajme

Kërcënohet Ramiz Lladrovci

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 12 May 2021

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është kërcënuar të hënën, raporton Express.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Lladrovci për Gazetën Express, i cili ka thënë se me rastin po merren organet përgjegjëse.

Ai ka treguar se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet, por se i raporton vetëm ato që i konsideron serioze.

-Advertisement-

“Po, kam marrë kërcënim pardje, marrë kërcënime por vetëm ato që i konsideroj serioze i paraqes te organet përgjegjëse. Ato po merren me rastin”, ka thënë Lladrovci./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera