Lajme

Kërcënohet me jetë gazetari Herolind Ademi

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 08 November 2023

Asociacioni  i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit që i është bërë gazetarit të Klan Kosovës, Herolind Ademi.

AGK e quan të papranueshëm dhe shumë të rrezikshëm kërcënimin ndaj gazetarit.

Sipas AGK-së redaksia e emisionit KIKS Kosova në Klan Kosova, e ka njoftuar për kërcënimin që i është bërë gazetarit, për shkak të hulumtimit që është duke realizuar për piraterinë e IPTV.

-Advertisement-

“Qytetari B.B, i ka dërguar disa mesazhe telefonike, Ademit duke e kërcënuar me jetë për shkak të përgatitjes së raportit, ku ai është një nga subjektet.

Një pjesë e mesazhit shqetësues është:

“Haver, vec mbyllunse sakt ta kam adresen pot tregoj veq mbyllun dhe kos dil. Vec pot kallxoj terheku prej meje e mos munperzij se nuk han ma buk. Fol me kon dush pot kallxoj mos mu perzij ne pun te mija qe din me jetu edhe naj dit qikaq di met than pik”.

AGK-ja, shpreh shqetësim të thellë dhe e konsideron si të papranueshëm dhe shumë të rrezikshëm mesazhin e këtij individi ndaj gazetarit.”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera