Lajme

Kërcënohet kryetari i Lëvizjes Vatra, reagon LDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 13 December 2021

Avdyl Aliu, shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të LDK-së ka reaguar pas kërëcënimit që i është bërë Kushtrim Kadriut nga Lëvizja Vatra.

Aliu përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “Kërcënimet e shantazhet nuk kanë vend në qytetin e demokracisë”.

Ai është shprehur se “grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan e kemi marrë me shqetësim lajmin për kërcënimin e udhëheqësit të Lëvizjes VATRA në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriut”.

-Advertisement-

Sipas tij kjo lloj gjuhe nuk përkon me qytetin e Gjilanit.

“Qytetit të demokracisë nuk i shkojnë komunikimet e këtilla me bazë kërcënimet e shantazhet, prandaj Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Gjilan jemi kundër kësaj gjuhe komunikuese e aq më pak nga shërbyesit e shtetit”, ka shkruar ai.

Tutje, Aliu i LDK-së thotë se kërkojnë “mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë në komunikim (jo vetëm se medial) të të gjithëve ndaj të gjithëve”.

Në fund të shkrimit të tij ai përmend arsyet për çka mund të jetë kërcënuar Kadriu.

“Duke e ditur që secili ka të drejtë të rreshtohet dhe të besojë politikisht ku të dojë, GK i LDK-së solidarizohemi me z. Kadriu, i cili në vazhdimësi ka qenë zëri mbështetës i kauzës së kryetarit, Lutfi Haziri, për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera