Lajme

Kërcënohet drejtori i një klinike në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 09 August 2022

Një udhëheqës (drejtor) pranë klinikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar, shpifur dhe kërcënuar nga një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:20, në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar.

-Advertisement-

“Ankuesi mashkull kosovar udhëheqës pranë klinikës në QKUK, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale është ngacmuar, shpifur dhe kërcënuar nga një i dyshuar mashkull. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera