Lajme

Kërcënohet drejtoresha e Klinkës së Neonatologjisë

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 19 December 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është kërcënuar dhe fyer drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton SHSKUK-ja, kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje.

“Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha, Hajrije Ismaili. Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu kanë treguar se SHSKUK-ja ka dënuar kërcënimin ndaj Ismailit si dhe ka kërkuar nga organet kompetente të marrin masa ndaj kërcënuesit.

“Sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00. ShSKUK dënon kërcënimin ndaj drejtoreshës Ismaili, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit”, thuhet më tej në njoftimin e SHSKUK-së./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni njoftimin e tyre të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera