Lajme

Kërcënohet deputetja e LVV-së: Gaboni rënd nëse mendoni se me frikësoni!

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 30 September 2021

Për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave, në veçanti për shkak të ndihmës që po u jep grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psikike e fizike nga burrat e tyre, deputetja e LVV-së Adriana Matoshi, thotë se është bërë cak i kërcënimeve të ndryshme.

Mirëpo Matoshi ka thënë se gabon rënd ai që mendon se e frikëson atë, sepse siç thotë ajo misioni i hyrjes së saj në parlament, është pikërisht angazhimi në mbrojtjen e të drejtave të grave, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka thënë se ky mision i saj nuk do të pushojë derisa çdo nën, motër e grua të fitojë të drejtën e vet elementare për të jetuar e lirë dhe pacenuar nga askush.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

“Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre.

Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”, ka shkruar deputetja e LVV-së Adriana Matoshi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera