Kërcënohet asamblistja e Vetëvendosjes në Komunën e Skenderajt
Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 19 November 2020
Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se është kërcënuar dhe fyer asamblistja e tyre në komunën e Skenderajt.
Në një reagim në Facebook, anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se është kërcënuar dhe fyer asamblistja Vjollca Ramadani nga Drejtori për Gjeodezi, Kadastër e Pronë publike në Komunën e Skenderajt.
“Pse vajzat dhe gratë hezitojnë të angazhohen në politikë, është për shkak se fatkeqësisht institucionet qoftë në nivel lokal apo qendror, drejtohen nga njerëz me mendësi të prapambetur, që në mungesë të argumenteve kundrejt kritikave, ata fyejnë, kërcënojnë e shajnë vajzat dhe gratë politikane. Kërcënimi dhe fyerja ndaj asambleistes së LV në Komunën e Skenderajt, znj.Vjollca Ramadani, nga drejtori për Gjeodezi, Kadastër e Pronë në Komunën e Skenderajt, janë të papranueshme dhe të ndëshkueshme. Organet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të merren me të sepse në të kundërtën rastet e tilla do të shtohen dhe kushedi se si do të përfundojnë”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka kërkuar reagim edhe nga kreu i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
“Kryetari i Komunës, z. Bekim Jashari nuk duhet të tolerojë që njerëz të tillë të bartin pozita drejtorësh, madje ata nuk duhet të lejohen të jenë askund në institucione sepse mendësia e tillë e mbytë një shoqëri!
Kryetari, Bekim Jashari, duhet ta shkarkojë menjëherë drejtorin e tij.
Pavarësisht këtyre sharjeve dhe kërcënimeve që na kanë përcjellur ndër vite, NE gratë aktiviste NUK do të ndalemi. Njerëzit me mendësi të mykur as nuk na kanë frikësuar as nuk do të na frikësojnë dhe as nuk do të na ndalin. Të tilla kërcënime e fyerje ndaj grave aktiviste ka pasur shumë, ka pasur edhe ndaj meje por vetëm sa na kanë forcuar për të ecur në rrugën tonë të drejtë”
“Do të angazhohemi derisa ta largojmë këtë mendësi që duhet ndëshkuar e kundërshtuar fuqishëm, nga kushëdo, derisa vajzat e gratë të jenë të barabarta, të padiskriminuara e me të drejta të plota. Do të angazhohemi për shtet të së drejtës ku mbrohen vajzat e gratë dhe ku ndëshkohen kërcënuesit e mbrohen viktimat”, tha Haxhiu.
Shkrimi i plotë:
REAGIM
Pse vajzat dhe gratë hezitojnë të angazhohen në politikë, është për shkak se fatkeqësisht institucionet qoftë në nivel lokal apo qendror, drejtohen nga njerëz me mendësi të prapambetur, që në mungesë të argumenteve kundrejt kritikave, ata fyejnë, kërcënojnë e shajnë vajzat dhe gratë politikane.
Kërcënimi dhe fyerja ndaj asambleistes së LV në Komunën e Skenderajt, znj.Vjollca Ramadani, nga drejtori për Gjeodezi, Kadastër e Pronë në Komunën e Skenderajt, janë të papranueshme dhe të ndëshkueshme. Organet e sigurisë dhe drejtësisë duhet të merren me të sepse në të kundërtën rastet e tilla do të shtohen dhe kushedi se si do të përfundojnë.
Kryetari i Komunës, z. Bekim Jashari nuk duhet të tolerojë që njerëz të tillë të bartin pozita drejtorësh, madje ata nuk duhet të lejohen të jenë askund në institucione sepse mendësia e tillë e mbytë një shoqëri!
Kryetari, Bekim Jashari, duhet ta shkarkojë menjëherë drejtorin e tij.
Pavarësisht këtyre sharjeve dhe kërcënimeve që na kanë përcjellur ndër vite, NE gratë aktiviste NUK do të ndalemi. Njerëzit me mendësi të mykur as nuk na kanë frikësuar as nuk do të na frikësojnë dhe as nuk do të na ndalin.
Të tilla kërcënime e fyerje ndaj grave aktiviste ka pasur shumë, ka pasur edhe ndaj meje por vetëm sa na kanë forcuar për të ecur në rrugën tonë të drejtë!
Do të angazhohemi derisa ta largojmë këtë mendësi që duhet ndëshkuar e kundërshtuar fuqishëm, nga kushëdo, derisa vajzat e gratë të jenë të barabarta, të padiskriminuara e me të drejta të plota. Do të angazhohemi për shtet të së drejtës ku mbrohen vajzat e gratë dhe ku ndëshkohen kërcënuesit e mbrohen viktimat.
Të tjera
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...