Lajme

Kërcënohet Ardian Gjini

Autori: Ermirë Berisha 11:20 | 16 March 2022

Mëngjesin e së martës, një person ka kërcënuar kryetarin e qytetit të Gjakovës, Ardian Gjini, shkruan Gazeta inFokus.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, për Gazetën inFokus.

Sipas policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe është ndalur në stacionin policor për 48 orë.

-Advertisement-

“Më datën 15.03.2022 rreth orës 09:30, Stacioni policor – Gjakovë, ka pranuar një telefonatë nga Kuvendi Komunal se është kanos kryetari i komunës nga një person. Policia ka vepruar dhe i është përgjigj rastit dhe tani të dyshuarin e ka shoqëruar në lokalet e stacionit policor, pas intervistimit është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të ti, i dyshuari mbahet në ndalim policor prej 48 orësh. Rasti nën hetime”, ka  njoftuar Policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera