Lajme

Kërcënimi serioz për qeverinë, sapo erdhi!

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 20 August 2017

Sindikata e Arsimit paralajmëron grevë në muajin që po vjen. Megjithatë thonë se nuk do të ndodh që nga dita e parë kur fillon mësimi.

Kjo sindikatë ia kujton komunave se kanë nënshkruar kontratën e re kolektive, ndërsa kanë frikë se mund të ndodhin përplasje nëse ndryshon qeveria, për shkak të premtimeve të bëra më herët, e që ekziston rreziku se ata që do vijnë në qeveri nuk do i përmbushin premtimet e atyre paraprak.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës në Kosovë, ka paralajmëruar se në shtator do të organizojë greva në arsim për realizmin e kërkesave të mësimdhënësve, të cilat janë të garantuara me kontratën e re kolektive.

-Advertisement-

Mirëpo, sipas drejtuesve të kësaj sindikate greva nuk do të fillojë në fillim të vitit të ri shkollor më 4 shtator.

Kreu i Sindikatës, Rrahman Jashari thotë se më 21 qershor, me të përfunduar viti shkollor, iu kanë dërguar të gjithë kryetarëve të komunave të Kosovës nga një shkresë zyrtare për t’iu rikujtuar se kanë nënshkruar kontratën e re kolektive për tërë arsimin e Kosovës dhe kjo kontratë i obligon ata edhe me ligj që t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj të punësuarve në arsim.

Po ashtu, kreu i SBASHK-ut shpreh frikën tjetër se muaj tetor mund të jetë i shoqëruar me greva të administratës në Universitet të Prishtinës, ngase sipas tij, edhe ata kanë kërkesat e tyre.

Jashari ndër të tjera ka thënë se po presin edhe themelimin e institucioneve, sepse siç tha ai do të kenë përplasje me drejtues të këtyre institucioneve për realizimin e premtimeve të cilat janë bërë gjatë fushatës zgjedhore për arsim.

Kosova sipas të dhënave të MASHT ka rreth 400 mijë nxënës në arsimin fillor dhe në arsimin e mesëm, si dhe janë diku 25 mijë të punësuar, prej të cilëve 23 mijë e 366 janë mësimdhënës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera