Lajme

Kërcënimi rus, ja çfarë thotë  ministrja britanike

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 28 April 2022

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, në një fjalim kryesor që e mbajti në Londër, tha se vendi i saj dhe aleatët perëndimorë, përveç se në Ukrainë, duhet të orientohen edhe në vendet e tjera që mund të jenë të rrezikuara nga Rusia, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Në këtë drejtim, ajo tha se Perëndimi duhet të dërgojë armë në vendet e tjera të kërcënuara nga Rusia.

“Ne duhet të sigurojmë që, krahas Ukrainës, Ballkani Perëndimor dhe vende si Moldavia dhe Gjeorgjia të kenë qëndrueshmërinë dhe të jenë në gjendje për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre”.

-Advertisement-

Forcat ruse duhet të largohen nga “e gjithë Ukraina”, tha Sekretarja Truss, duke shtuar se fitorja për Ukrainën tani është një “imperativ strategjik” për Perëndimin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Kjo deklaratë e saj ishte më e qarta që vjen nga Britania e Madhe, e cila deri më tani ishte kufizuar në deklarimin se pushtimi i Ukrainës nga presidenti Putin “duhet të dështojë”.

Ajo tha se aleatët perëndimorë duhet të dyfishojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të shkojmë më tej dhe më shpejt për të dëbuar Rusinë nga e gjithë Ukraina”.

Kjo nënkupton që forcat ruse duhet të largohen jo vetëm nga territori i pushtuar në javët e fundit që nga nisja e agresionit më 24 shkurt, por edhe nga ato zona që ata pushtuan dhe aneksuan tetë vjet më parë, si Krimea në jug dhe pjesë të rajonit lindor të Donbasit.

Ajo shtoi se nëse Suedia ose Finlanda zgjedhin të bashkohen me NATO-n, “ne duhet t’i integrojmë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera