Kërcënimi për sulm, Njësia Speciale e Policisë “blindon” zonën rreth QKUK-së
Autori: Gazeta inFokus
12:10 | 06 April 2021
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke siguruar rreptë oborrin e QKUK-së, pas një kërcënimi për sulm që ka marrë sot Policia e Kosovës.
Në disa pamje të publikuara shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët po e sigurojnë zonën rreth QKUK-së.
Ndryshe përpos Prishtinës, masa të rrepta po zbatohen edhe në veri të Mitrovicës, ku që nga mëngjesi i sotëm, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë kontrolle të rrepta për automjetet që hyjnë në zonën e Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka thënë për portalin serb në Kosovë, “Kosovo Online” se pjesëtarët e Policisë janë mobilizuar në gjithë Kosovën për t’i siguruar spitalet.
“Policia u kontaktua nga një person i cili kërcënoi të sulmonte dikë në spital, por pasi që ky person nuk tregoi se kush ishte dhe në cilin qytet do të kryente sulmin, Policia, për arsye parandaluese, po siguron spitalet në të gjithë Kosovën derisa të zbulojmë më shumë informacion”, tha Hoti.
Të tjera
-
Kontenier me kokainë nga Ekuadori në Durrës
Një sasi e madhe kokaine është kapur në portin e Durrësit. Burime për Top ...
-
Bota humbi afro 3 milionë njerëz nga Covid-19
Sipas një llogaritje të përpiluara nga AFP, të paktën 2.917.316 njerëz kanë v...
-
Fotografi të rralla e të vjetra të Prishtinës e Prizrenit që datojnë nga viti 1913
Francezi, Albert Kahn gjatë vitit 1913 kishte vizituar Kosovën e që kishte sh...
-
Latifi: Sa më shumë t’i mbyllësh njerëzit aq më shumë e duan detin
Profesori universitar i Filozofisë, Blerim Latifi ka komentuar pushimet e qyt...
-
U paraqit rrejshëm si polic dhe tentoi t’i mashtrojë dy qytetarë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuari pasi që i njëjti është ...
-
83 raste aktive me koronavirus në Malishevë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24-orët e fundit ...
-
Podujeva nënshkruan marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”
Komuna e Podujevës ka nënshkruar marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit...
-
Dorëhiqet e dërguara e Biden për kufirin SHBA-Meksikë
Roberta Jacobson, e dërguara speciale e presidentit Joe Biden për çështjet e ...
-
Speca, domate, djathë e suxhuk, Daut Haradinaj e Luan Haradinaj drekojnë bashkë
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Ko...
-
Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet e...
-
Kjo është mosha e të vdekurve nga COVID-19
IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 9 persona kanë ndër...
-
Raporti i fundit i IKSHPK-së, numër i lartë i rasteve pozitive me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet e...