Lajme

Kërcënimi ndaj Vjosa Osmanit, reagon burri i saj

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 27 January 2021

Shefi i stafit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka njoftuar se ushtruesja e detyrës së Presidentit është duke marr kërcënime kohëve të fundit. Ndaj kësaj ka reaguar edhe bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu.

Në një postim në “Facebook”, Sadriu ka bërë thirrje që të ndalen kërcënimet dhe kanosjet, nga siç i ka quajtur ai “militantë partiak e të sëmurë mental”.

“Gjuha e ofendimeve nga bartës të caktuar të institucioneve, ka filluar të pëkthehet tash e disa ditë në kërcënime specifike dhe kanosje nga militantë partiak e të sëmurë mental. Dy grupet komplemetojnë njëri tjetrin dhe si duket kanë të njejtin synim. Boll ma! STOP ofendimeve dhe kërcënimeve”, ka shkruar ai

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera