Kërcënimi ndaj prokurorit të shtetit, gjykata merr vendim për ish-prokurorin Rexha

Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 21 July 2022
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji ndaj ish-prokurorit Ali Rexha, i dyshuar për kanosjen e prokurorit Lulzim Sulejmani.
Këtë vendim e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ndryshe, ish-prokurori Rexha ishte arrestuar të mërkurën nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.
Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate kishte njoftuar se është kanosur prokurori Lulzim Sulejmani në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e ka dënuar kërcënimin ndaj tij.
“Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Sulejmani vijnë si rrjedhojë e angazhimeve të prokurorit në kuadër të aktiviteteve të tij në proceset disiplinore, të realizuara kohë më parë, ndaj ish-pokurorit special, Ali Rexha. Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Lulzim Sulejmani dhe ofron mbështetje të plotë në punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit si Prokuror i Shtetit”, thuhet në njoftim.
“KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor dhe kërkon nga organet kompetente që këtë rast ta trajtojnë me seriozitetin dhe urgjencën e duhur”, thuhet tutje. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Kaq do të kushtojnë biletat në Lojërat Olimpike në Paris të vitit 2024
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se çmimet e biletave për lojërat ol...
-
Rryma pesëfish më e shtrenjtë – KEDS bën këtë veprim
KEDS ka bërë të ditur se kanë filluar takimet me institucionet për të diskutu...
-
Gruaja e Joe Biden, infektohet me virusin Covid-19
Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden rezultoi më 16 gusht pozitive me virusin C...
-
Vrasja në Prizren, dëshmitari thotë se pa momentin kur të akuzuarit e goditën me thikë të ndjerin
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është dëgjuar dëshmitari, Miran ...
-
Zana Avdiu tregon se çfarë do të kishte vepruar po ta kishte pushtetin në dorë
Aktivistja, Zana Avdiu, tashmë njihet për si një nga femrat e cila lufton për...
-
SHBA-ja teston raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”
Ushtria amerikane bëri të ditur se më 16 gusht zhvilloi me sukses një provë m...
-
Osmani ia dorëzoi “Urdhrin Hero i Kosovës” familjes së heroit Sali Çekaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar “Urdhrin Hero i Kosovës” ...
-
Endej me armë në dorë në Ferizaj, ndalohet nga policia
Sot rreth orës 12:45, derisa policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, i...
-
Begaj e përmbyll vizitën në Kosovë duke qëndruar tek Lidhja e Prizrenit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë duke...
-
Pse Evropës po i shtrenjtohet energjia?
Rritja e çmimeve të gazit dhe naftës me shumicë nënkupton se amvisëritë në mb...
-
Finlanda redukton me 90 për qind vizat turistike për shtetasit rusë për shkak të luftës në Ukrainë
Finlanda bëri të ditur se do të reduktojë numrin e vizave turistike që lëshon...
-
Mundësi e jashtëzakonshme për maturantët e Ferizajit, 12 BURSA të plota dhe PUNËSIM i garantuar në Gjermani!
Kolegji Universum dhe Knappschaft Kliniken nga Gjermania kanë zhvilluar një a...