Lajme

Kërcënimi ndaj kryeministrit – Policia fton mërgimtarin si të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 02 November 2021

Të mërkurën në mbrëmje kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte kërcënuar nga persona të panjohur në rrjete sociale. I menjëhershëm ishte reagimi i Njësisë Speciale duke shtuar forca të sigurisë para shtëpisë së Kurtit.

Gjashtë dite pas këtij kërcënimi, Policia e vendit ka ftuar si të dyshuar Kujtim Kurtin, një mërgimtar nga Gjermania.

Kujtimi Kurti është ftuar të paraqitet në stacioni e Prizrenit për tu intervistuar si i dyshuar për postimin e tij që e kishte bërë të dielën e 31 tetorit, ani pse në fletëthirrjen e policisë cilësohet si incident.

-Advertisement-

Ai në një postimit në rrjetin social Facebook kishte shkruar “100 mi kush vret Albin Kurtin”.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Kujtim Kurtin, i cili ka thënë se nuk ka bërë asnjë incident në Prizren pasi që ai momentalisht ndodhet në Gjermani.

Ai tutje, ka treguar se gjatë ditës së sotme ka biseduar me hetuesin policor i cili i ka shpjeguar se ftesa ndaj tij ka të bëjë me postimin e tij, ku kishte kërcënuar kryeministrin Kurti.

Kurti në përgjigjen e tij për Insajderi ka bërë të ditur se ky status ishte bërë në formë shakaje dhe se Facebook ia kishte fshirë postimin pas dy ore.

Ai madje ka thënë se në postimin e tij nuk kishte shkruar se do të jap para, prandaj e kishte shkruar “100 mi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera