Lajme

Kërcënimet e Daut Haradinajt nëse kalon Demarkacioni (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 22 February 2018

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sot është i rreshtuar në krah të vëllait të tij, kryeministrit Ramush Haradinaj për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Infokusi.com

Por, sikur edhe vetë kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, edhe vëllai i tij Daut Haradinaj ishin kundërshtarët me të mëdhenj të kësaj marrëveshje qe atë kohë me shumë pompozitet e emocione patriotike e kundërshtonin duke u promovuar edhe si heronj që po mbronin 8000 hektarë tokë qe sipas tyre Kosova po i humbiste.

Një ndër paraqitjet emocionuese, para një masë të madhe të qytetarëve, Daut Haradinaj i jepte ultimatum qeverisë se udhëhequr në atë kohë nga Isa Mustafa i LDK-së, që ta ndalonte marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, në të kundërtën do të përballën me ta deri në momentin e fundit.

-Advertisement-

“Jo këtij demarkacioni që e dëmton Kosovën mbi 8.800 hektarë, ne nuk jemi kundër demarkimit me Malin e Zi por nuk jemi të gatshëm të japim asnjë metër dhe kurdo që do të tentojnë do të përballen deri ne fund deri në sekondën e fundit, kjo nuk do të kalojë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Infokusi.com

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës  ku në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është paralajmëruar të mbahet sot në orën 11:00 por pavarësisht që shumica e deputetëve kanë arritur në Kuvend, seanca nuk ka filluar ende./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera