Lajme

Kërcënime për protesta e greva vjen nga sindikata e KEK-ut, KOSTT-it e Postës

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 06 February 2019

Tri Sindikata janë bërë bashkë në një letër, për të kërkuar interpretim ligjor se a janë edhe ata të përfshirë në Ligjin për Paga. Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës, Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës dhe Shoqata e pavarur Sindikale KOSTT, u kanë shkruar ministrave Mahir Yagcilar dhe Valdrin Lluka.

Duan që ata të mos përfshihen në Ligjin për Paga, me alibinë se janë punonjës në ndërmarrje të pavarura, që nuk varen nga buxheti i shtetit.

Kërcënojnë me protesta e greva nëse deri në javën tjetër nuk u interpretohet me shkrim ky Ligj.

-Advertisement-

“Ne përfaqësuesit e Sindikatave të pavarura të cilat përfaqësojnë punonjësit e ndërmarrjeve publike në Kosovë dhe ndërmarrjeve të lartpërmendura që përfaqësojnë funksionet themelore të shërbimeve publike në Kosovë, jemi të shqetësuar me kufizimet të cilat janë vendosur me projektligjin për pagat”, thuhet në letrën që e ka siguruar Koha Ditore.

“Lidhur me këtë, kërkojmë që të informohemi lidhur me ligjin për paga se a përfshihemi edhe ne ndërmarrjet e lartcekura në këtë ligj, pasi që ne jemi ndërmarrje vetfinancuese dhe të pavarura nga buxheti i shtetit. Ju bëjmë me dije se ne nga java e ardhshme nëse nuk na interpretohet ligji me shkrim, atëherë organizojmë Protesta dhe Greva”, thuhet më tej në letër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera