Kërcënime me bomba në shkollat e Ulqinit

Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 09 June 2023
Disa shkolla malazeze morën njoftime për bomba të vendosura këtë mëngjes. Kërcënimet, siç mësohet jozyrtarisht, kanë ardhur sërish përmes e-maileve. Ministria e Arsimit njoftoi se mësimet do të zhvillohen sot online, si dhe anulohen edhe provimet e jashtme për maturantët.
Raportet kanë mbërritur rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm në adresat e shkollave fillore të Podgoricës “Pavle Rovinski”, “Branko Bozhoviq”, “Milorad Musa Burzan”, “Shtampar Makarije”, “Vlado Miliq”.
Por, siç raporton “Tv Teuta”, kërcënime ka pasur edhe në shkollat, kopshtet dhe ndërtesat komunale të qytetit të Ulqinit, transmeton klankosova.tv.
Në email thuhet ndër të tjera se ka “bombë në shkollë”, se “të gjithë janë të parëndësishëm”, dhe kërcënon me vdekje.
“Për shkak të emaileve të reja me përmbajtje kërcënuese që kanë mbërritur në adresat e shkollave fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e Malit të Zi, Ministria e Arsimit njofton publikun se mësimet do të zhvillohen sot online. Gjithashtu, anulohet testimi i jashtëm i paraparë i njohurive për nxënësit në përfundim të klasës së nëntë të shkollës fillore për lëndët me zgjedhje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Shkollat fillore do të njoftohen me kohë për datën e re të testimit, në bashkëpunim me Qendrën e Provimeve.
Jozyrtarisht mësohet se në email-et e shkollës kërcënimet dërgohen në mënyrë individuale, jo qarkore.
Dje disa shkolla malazeze, si dhe Kuvendi, Gjykata e Lartë dhe komunat kanë marrë kërcënime me bombë. Mësimet nuk u mbajtën dhe ndërtesat u evakuuan menjëherë.
Drejtoria e Policisë së Malit të Zi gjatë ditës së djeshme ka kryer kontrolle të objekteve për të cilat janë marrë njoftime për mjete shpërthyese. Janë kontrolluar 165 lokacione dhe, siç theksojnë ata, është konstatuar se kallëzimet kanë qenë të rreme.

Të tjera
-
Arrestohet një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit në Podujevë
Një 23 vjeçar është arrestuar në Podujevë nën dyshimin se ka kryer veprën pen...
-
Raportet financiare të partive politike: Mbi 2.3 milionë euro të hyrat e LVV-së gjatë vitit 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të ...
-
Komuna e Malishevës organizon ceremoni varrimi dhe nderimi meritor për tre martirë
Komuna e Malishevës njofton se pas gjetjes dhe identifikimit të tre qytetarëv...
-
Komuna e Prishtinës: Kemi kapur 27 qen endacakë në ‘Zonën 1’
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë kapur 27 qen endacakë në “Zonën 1...
-
Qëndrimi i vërtetë i Rusisë ndaj paqes është i qartë pas sulmeve gjatë natës, thotë Zelensky
Pas sulmeve ruse gjatë natës në të gjithë Ukrainën, të cilat vranë dy persona...
-
Vuçiq te Rutte gjatë protestave, DW: Serbia nën llupën e NATO-s
Protesta në Serbi, tensione në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Pse Sekreta...
-
Trumpi sugjeron se ShBA-ja mund t’i udhëheqë centralet energjetike të Ukrainës
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë telefonike që e pë...
-
Turqia arreston 37 persona për postime në rrjetet sociale pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit
Qeveria turke ka arrestuar 37 persona, të cilët akuzohen për postime “provoka...
-
Isa Mustafa bashkë me Hazirin e Dumoshin shkojnë për ngushëllime te familja Thaçi
Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka shkuar për ngushëllime te familja T...
-
Kosovari kapet në Morinë me 19 mijë euro të fshehura në trup
Policia kufitare në Morinë ka ndaluar një 44-vjeçar nga Kosova, i cil...
-
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
63 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku prej...
-
Rafuna: Shtrenjtimi i rrymës i godet bizneset e vogla dhe amvisëritë
Kryetari i OEK-së, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se ngritja e çmimit të energji...