Lajme

Keqtrajton dhe braktis fëmijën, arrestohet një grua në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 14 September 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën  ka arrestuar një grua në Fushë Kosovë pasi e njëjta ka keqtrajtuar dhe ka braktisur fëmijën e saj.

Sipas policisë fëmija është dërguar në strehimore ndërsa nëna e tij është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ishte hasur duke keqtrajtuar fëmijën e saj. Me urdhër të prokurorit fëmija është dërguar në strehimore ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera